Katrore apo rrumbullake, kjo është çështja

25 mars 2020 | 10:20

Le të kthehemi pas në kohë kur ishim të lirë të ëndërronim për modën, tendencat e reja dhe atw që do tw mbizotwronte sezonet e ardhshme… Nga sfilatat e fundit kemi krijuar tashmë një ide se cilat janë trendet dhe cilat janë markat që i kanë vendosur ato e një prej tyre është domosdoshmërisht Bottega Veneta!

Cili është trendi që ka bërë namin nëpër sfilata, “street style” dhe editoriale mode? Absolutisht maja katrore e sugjeruar nga Daniel Lee, drejtori kreativ i Bottega Veneta. Veçanërisht ky tip këpuce është një ndër trendet që i ka bërë të gjithë të fiksuarit pas modës të dashurohen me të, një rikthim në vitet ’80!

E ndejkur më pas edhe nga markat e tjera si Balenciaga, Jil Sander dhe Dior, Bottega Veneta ja doli të sillte sillte një trend që do të vendoste standard në fushën e modës. Maja katrore është patjetër zgjedhja e të gjithëve kur vjen çështja tek çizmet, këpucët ballerina apo edhe takat. Mos ndoshta ka ardhur koha të harrojmë takën klasike dhe dekoltenë Louboutin?

Maja katrore ëshë gjithashtu një trend edhe në përditshmëri duke u përshtatur kështu në mënyrë perfekte me të gjitha stilet e të veshurit. Si mendoni, a është maja katrore alternativa më e mirë këtë sezon?/classlifestyle

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një virolog nga Australia ka konfirmuar se çdo sipërfaqe paraqet…