Virologu sugjeron që pemët t’i pastroni me sapun

25 mars 2020 | 10:20

Një virolog nga Australia ka konfirmuar se çdo sipërfaqe paraqet rrezik kur bëhet fjalë për virusin Covid 19 dhe klientët e shitoreve duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me pemët dhe perimet që nuk janë të mbështjella.

Profesori i Universitetit të Sydneyt, Timothy Newsome, i specializuar për infeksione, vaksina dhe virologji, e ka përcjellë me vëmendje situatën në Australi në kohën e koronavirusit.

Ai tha se përderisa virusi mund të mbijetojë në shumicën e sipërfaqeve, personat që blejnë rregullisht pemë dhe perime duhet të kenë kujdes, sepse duhet ta dinë se ato preken nga shumë njerëz. “Ne duhet të mbajmë mend se çdo sipërfaqe është potencialisht e kontaminuar dhe njësoj si me çdo sipërfaqe tjetër, edhe në këtë rast ka rrezik”, tha profesori Newsome.

“Njerëzit që punojnë në dyqane duhet të merren me pemët dhe perimet në mënyrë që ato të jenë më të mbrojtura”, shtoi ai.

Ai vërejti se një pjesë e madhe e punëtorëve në dyqanet ku e përcolli gjendjen përdornin dorëza dhe i dezinfektonin duart shpesh, që është shenjë e mirë e respektimit të masave mbrojtëse.

Profesori madje këshilloi që pemët dhe perimet të pastrohen me ujë të sapunit. “Pastrojini ato me ujë të ngrohtë me sapun, njësoj siç i pastroni duart”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ta mposhtur koronavirusin të moshuarit duhet të izolohen dhe…