Kavanaugh kalon fazën e parë për në Gjykatën Supreme

05 tetor 2018 | 20:04

Brett Kavanaugh ka kaluar pengesën e parë në rrugën për postin e përjetshëm në Gjykatën Supreme, duke vazhduar për në fazën përfundimtare të votimit në Senat, që pritet të zhvillohet të shtunën.

Pasi u shty votimi për gati një javë për t’i mundësuar FBI-së që të hetojë akuzat për ngacmim seksual kundër atij, votimi që u zhvillua sot për të vazhduar në fazën finale jep shenja se me shumë mundësi Kavanaugh do të konfirmohet, shkruan ATSH.

Profesoresha e psikologjisë, Christine Blasey Ford dëshmoi në një seancë juridike në Senat muajin e kaluar, ku tha se Kavanaugh i dehur ishte përpjekur që ta përdhunonte atë kur ata ishin bashkë në shkollë të mesme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të formimit të ushtrisë, Kosova ka marrë mbështetjen…