
Kayserispori interesohet për Hoxhën
Arbër Hoxha mund të transferohet te Kayserispor gjatë merkatos së verës. Klubi turk është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për të transferuar anësorin shqiptar.
Trajneri aktual i Kayserisporit, Sergej Jakiroviq e njeh mirë Hoxhën pasi kanë punuar së bashku te Dinamo Zagreb, ku trajneri kroat pati një ndikim të madh në zhvillimin e tij. Jakiroviq e sheh lojtarin si pjesë kyçe në ndërtimin e një skuadre më konkurruese për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e Hoxhës në treg është rreth 1.5 milionë euro. Një shifër e arsyeshme për Kayserisporin, që po kërkon përforcime cilësore pa kosto të lartë. Për momentin, bisedimet janë në fazë paraprake, por nëse palët arrijnë marrëveshje, Hoxha pritet të ribashkohet me ish-trajnerin e tij në Turqi, në një projekt të ri te Kayserispor.