KB Bashkimi ndan rrugët me basketbollistin e njohur

18 janar 2023 | 16:55

KB Bashkimi me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me basketbollistin Fahro Alihodziq. Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas në faqen zyrtare.

“Fahro Alihodziq më nuk do të jetë pjesë e klubit tonë. Me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur kontratën me Fahron, i cili ka qenë pjesë e jona prej fillimit të sezonit. Klubi e falënderon Fahron për angazhimin dhe i dëshiron suksese të mëtejme në karrierë. Faleminderit Fahro”, thuhet në njoftimin e KB Bashkimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar partinë në…