KB Peja shfaq parullë përkrahëse ndaj klubit ukrainas

04 nëntor 2022 | 21:28

KB Peja është rikthyer sonte në Ligën e Ballkanike, pasi kishte munguar për disa sezone në këtë garë.

Pejanët do ta nisin kampanjën ndaj skuadrës ukrainase, Budyvelnik, me fillim nga ora 20:15 në “Karagaçi”.

Vendasit kanë vendosur një parullë përkrahëse për klubin kundërshtar nga Ukraina, e cila tash e disa muaj po përballet me agresionin rus.

“Lavdi Ukrainës. Kosova qëndron me ju”, thuhet në këtë parullë të vendosur në palestër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet e pabesueshme me dron zbuluan momentin kur një ushtar…