KB Prishtina të martën pret Steauan

12 nëntor 2018 | 10:51

Klubi i Basketbollit, Prishtina, të martën do të ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të Rumanisë, Steaua Bucuresti.

Kjo ndeshje është në kuadër të xhiros së pestë të Grupit E në FIBA Europe Cup, nga i cili grup Prishtina ka siguruar kualifikimin tutje. Pas Steauas, Prishtina do të luajë edhe me Bakken Bears.

Të dy ndeshjet i zhvillon si vendëse. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara deri tash, Prishtina ka siguruar matematikisht plasmanin në mesin e 16 më të mirëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
President i Shqipërisë, Ilir Meta, në vazhdim të vizitës së tij…