KB Trepça prezanton trajnerin e ri

27 tetor 2022 | 20:46

KB Trepça ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës.

Bëhet fjalë për Selektorin e Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, shkruan Gazeta Olle.

“Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Përgjigja ime është nuk ka dorëzim. Po e përsëris nuk…