KB Vëllaznimi transferon Rexhën dhe Ademin

05 tetor 2021 | 11:34

Basketbollisti Bardhi Rexha karrierën do ta vazhdojë në skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova. Rexha ishte pjesë e Rahovecit dhe New Basket në Ligën e Parë.

“Bardhi luan në pozitën tre dhe katër dhe rikthehet në Vëllaznim pas karrierës së tij te Rahoveci në Superligë dhe te New Basket në Ligën e Parë. Ai, po ashtu, e përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Evropian në 3×3”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi.

Skuadra kuqezi ka njoftuar se e ka transferuar edhe Mendrit Ademin i cili ishte pjesë e Ponte Prizrenit. “Mendriti është një djalosh nga Vushtrria me perspektivë të lartë dhe ka ardhur vetëm për një qëllim, rikthimin në Superligë”, thuhet në njoftimin kuqezi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ishte një nga emrat më të përfolur gjatë…