KDI-ja dhe AKK-ja diskutojnë për bashkëpunimin në parandalimin e korrupsionit

22 tetor 2019 | 15:55

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, është takuar me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Shaip Havolli, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

“Sot, në zyrat e Agjencisë Kundër Korrupsionit u takuam me drejtorin z. Shaip Havolli, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë, në realizimin e aktiviteteve konkrete që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatrat Drenoc dhe Banjë të Malishevës janë duke vazhduar…