KDI-ja: Komisionit për Rezerva i ka skaduar mandati më 21 mars

25 mars 2024 | 16:26

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë me dije se Komisionit për Rezerva i ka skaduar mandati më 21 mars, duke theksuar se mbledhja që ka mbajtur të hënën ky komisioni ishte e paligjshme.

“Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë mbajti mbledhjen e radhës, në shpërputhje me Ligjin për Hetim Parlamentar. Kjo sepse mandati i këtij komisioni ka përfunduar me 21 mars të këtij viti, pasi kanë kaluar 6 muaj nga data e themelimit të tij nga Kuvendi me 21 shtator 2023. Ligji për Hetim Parlamentar e thotë shprehimisht që Komisioni hetimor themelohet në datën e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e tij dhe mandati i tij është 6 muaj”, është thënë në reagimin e KDI-së.

Më tej theksohet se sipas Ligjit, në mënyrë që Komisionit hetimor t’i vazhdohet mandati, kryetari i komisionit duhet t’i drejtohet me kërkesë Kryesisë së Kuvendi, pas aprovimit të secilës vazhdimi i mandatit të komisionit hetimor duhet të votohet në seancë.

“Prandaj, çdo mbledhje e këtij Komisioni që mbahet pa iu vazhduar mandati nga Kuvendi, duke përfshirë edhe atë të mbajtur sot, janë të jashtëligjshme”, është thënë në reagimin e KDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar në Bruksel takimi për dinarin. Kryenegociatori i Kosovës,…