KDI-ja: Parti më transparente dhe Kuvend më funksional

22 shkurt 2022 | 12:16

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë në parim Projektligjin për financimin e subjekteve politike si dhe Rregulloren e re të punës së Kuvendit.

Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë këto nisma, KDI-ja dje u ka dërguar letër të gjithë 120 deputetëve të Kuvendit, nga të cilët është kërkuar miratimi i tyre pa ndonjë vonesë.

“KDI beson që si Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike, ashtu edhe Rregullorja e re e Punës së Kuvendit paraqesin shembull të mirë të arritjes së konsensusit paraprak politik, si dhe inkorporimit të rekomandimeve të shoqërisë civile por edhe standardeve të larta ndërkombëtare”.

“Në përmbajtje, Projektligji për Financim të Subjekteve Politike adreson në masë të madhe shqetësimet lidhur me mungesën e transparencës financiare të subjekteve politike – duke kaluar kompetencën për përzgjedhjen e auditorëve nga Kuvendi i Kosovës tek Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, të cilës i është siguruar një nivel i lartë i pavarësisë funksionale dhe buxhetore. Po ashtu, janë definuar kontributet që mund të marrin subjektet politike, si dhe masat sanksionuese në rast të shkeljeve”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Sipas këtij institucioni, Rregullorja e re e Punës së Kuvendit pritet të avancojë jetën parlamentare, duke e rregulluar më mirë funksionimin e Kuvendit, nëpërmjet përcaktimit të mbajtjes së punimeve në distancë, definimit të mekanzimit të ‘procedurës së përshpejtuar’, trajtimit më adekuat të projektligjit për buxhetit, organizimit më të mirë të seancave, si dhe sanksioneve ndaj deputetëve për mungesa apo në rast të sjelljeve joparlamentare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halle Berry po dëshmon edhe një herë se për të…