KE do të japë ndihmë financiare 350 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

20 tetor 2022 | 08:31

Bashkimi Evropian do të ofrojë një ndihmë politike dhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë prej 350 milionë eurosh deri në vitin 2024.

Komisionari Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se ndihma vjen për t’i parandaluar emigrantët ilegalë dhe për ta përballuar krizën energjetike.

“Buxheti i BE-së për përballimin e krizave në Ballkanin Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro”, – tha komisioneri në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

Oliver Varhelyi deklaroi se Bashkimi Europian mirëpret vetëm emigrantët që zgjedhin rrugë ligjore teksa shtoi se vendet do të mbrojnë sistemet e tyre të azilit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të lajmit për dyshim të keqpërdorimit të mbi…