Kean kalon te Juventusi

31 gusht 2021 | 10:56

Sulmuesi italian, Moise Kean është kthyer në Juventus në huazim nga Everton për dy sezonet e ardhshme.

Kean u largua nga Juventus për t’u bashkuar Evertonit për 28 milionë euro në verën e vitit 2019.

Italiani është ribashkuar me Juven në një marrëveshje dy-vjeçare në huazim me vlerë 7 milionë euro, por gjigantët italianë kanë detyrimin ta blejnë atë plotësisht për 28 milionë euro në vitin 2023.

Juve konfirmoi ardhjen e Kean në një deklaratë zyrtare

“Juventus Football Club njofton se ka arritur një marrëveshje me Everton për blerjen në mënyrë të përkohshme deri më 30 qershor 2023, të lojtarit Moise Kean”, thuhet në komunikatën e Juventusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim…