KEDS-i bën thirrje për kursimin e rrymës nga sektori industrial

13 shtator 2022 | 11:17

“Me teknikat e duhura të kursimit të energjisë, sektori industrial që përdor një sasi të madhe të energjisë së ofruar në botë, mund të kursejë energji elektrike nëse aplikohen shembujt si më poshtë”, ka njoftuar KEDS-i.

• Pastrimi i rregullt dhe mirëmbajtja e planifikuar e makinerive optimizon performancën dhe jetëgjatësinë e këtyre makinerive dhe mund të përkthehet në kursime të mëdha të energjisë;

• Një mënyrë tjetër e thjeshtë është të siguroheni që të gjitha makineritë dhe pajisjet të fiken kur nuk përdoren. Përdorimi i pajisjeve vetëm kur ju nevojiten, mund të rezultojë në kursime të konsiderueshme të kostos së energjisë elektrike;

• Sistemet e ftohjes mund të shpenzojnë mjaft shumë energji elektrike, andaj duhet të siguroheni që kondicioneri juaj të aranzhohet në opsion optimal dhe jo më shumë se që është e nevojshme;

•Dhoma e mbyllur siç duhet ndihmon kondicionerin të përdorë më pak energji;

• Zëvendësimi i një motori të vjetër me fuqi të lartë, me një motor me fuqi më të ulët dhe efikas është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur kostot. Ka shumë industri që përdorin motorë të vjetër, të cilët duhet të zëvendësohen në mënyrë që të kursehet sa më shumë energji elektrike.

• Zëvendësimin i poçave tradicional me poça LED me fuqi të ulët;

• Kontrollimi i ndriçimit përmes sensorëve të lëvizjes (tualete dhe zona të tjera që nuk përdoren tërë kohën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin për…