KEDS-i investoi mbi 400 mijë euro në Drenicë

12 shkurt 2024 | 14:59

Një rrjet energjetik komplet i ri tashmë shtrihet në fshatrat Gradicë, Likoshan, Gllanasellë dhe Godancë të komunës së Drenasit.

KEDS-i ka investuar në tensionin e ulët dhe atë të mesëm në linjat ajrore dhe kabllore në një terren me shtrirje mjaft të gjerë në këto anë.

Këtu KEDS-i ka vendosur 5 transformatorë të rinj, mbi 400 shtylla të betonit dhe mijëra metra kabllo elektrike. Kostoja e gjithë këtij projekti llogaritet mbi 400 mijë euro.

Banorët dhe bizneset e këtyre anëve tanimë nuk do të kenë telashe nga erërat dhe faktorët tjerë atmosferikë, të cilët më herët shkaktonin telashet.

Projekti i ri siguron shërbime më të sigurta dhe më kualitative. Nga investimet e KEDS-it mjaft të kënaqur janë shprehur edhe konsumatorët përfitues nga ky investim.

Për banorët e kësaj ane përfitimet janë të mëdha dhe ndryshimet janë si nata me ditën, thotë kryetari i fshatrave Likoshan dhe Gradicë, Hafiz Muja.

“Investimet e KEDS-it përveç që do të na sjellin stabilitet energjetik, do të na e sjellin edhe ndriçimin publik që kurrë nuk e kemi pasur. Rrjeti ka qenë i viteve ‘70-ta dhe gjithnjë me probleme. Sot jemi shumë të kënaqur me punën e KEDS-it”, shton Muja.

KEDS-i po vazhdon me investime në shumë vendbanime të Kosovës për të modernizuar rrjetin elektrik, që është një zotim i kompanisë për të zgjidhur problemet infrastrukturore në distribuimin e energjisë elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…