KEDS-i përfundon dy projekte të mëdha në komunën e Rahovecit

26 tetor 2018 | 14:30

Një rrejt krejtësisht të ri energjetik ka instaluar KEDS në komunën e Rahovecit, duke krijuar kështu stabilitet energjetik për banorët e kësaj pjese.

Me përfundimin e këtyre dy projekteve, të quajtura TS Komuna dhe Rahoveci V, qyteti i Rahovecit ka hequr rrjetin e vjetër elektrik dhe me vendosjen e rrjetit të ri, ka zgjidhur problemin energjetik për 50 vitet e ardhshme.

Në pjesën më të madhe të qytetit është instaluar rrejt i ri nëntokësor, sikurse ormanat janë vendosur gjithandej nëpër lagje. Por në disa zona është vendosur edhe rrjet i ri ajror, përshtatur sipas kushteve të terrenit. Kështu, është larguar rreziku dhe është rritur siguria për banorët e Rahovecit.

Për projektin ‘Rahoveci 5 KEDS’ ka vendosur një transformator me fuqi prej 1000 kVA dhe kryesisht kabllo nëntokësore, si për tensionin e ulët ashtu edhe për tensionin e mesëm dhe disa shtylla betoni. Numri i konsumatorëve përfitues janë 209.

Agim Kafexhiu, kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Tregtare të komunës së  Rahovecit, i cili ushtron profesionin xhamaprerës, ka thënë se tani e bën me lehtësi punën e tij. “Me këtë projekt që ka bërë KEDS-i përfitimet janë 100 për qind. Dy makina më janë djegur ma parë prej rrymës jostabile që kemi pasur. Tash rryma është më e fortë edhe me kabllot nëntokësore  edhe qyteti duket më i bukur. Në biznesin që bëj më është lehtësuar shumë puna”, ka thënë Kafexhiu.

Njësoj shprehet edhe pensionisti, Hilmi Raba.

Ai thotë që banorët e Rahovecit meritojnë këto ndryshime sepse ata janë edhe pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Banorët nuk harrojnë të përmendin edhe shërbimin e shpejtë të punëtorëve të KEDS-it. “Sa herë që thërrasim në zyrat e KEDS-it për ndonjë shërbim, ata përgjigjen shpejt dhe janë të papritueshëm për të kryer punët me kohë dhe si duhet”, ka thënë Raba.

Kurse për projektin ‘TS Komuna, KEDS’ ka vendosur dy tranformatorë, njëri me fuqi 1000 kVA dhe tjetri me fuqi 400 kVA.

Edhe në këto anë të qytetit pjesa më e madhe është instaluar rrjeti nëntokësor, por në disa vende edhe ai ajror, duke iu përshtatur kështu terrenit.

Gjithsej kanë përfituar 360 konsumatorë. Të kënaqur me këto ndryshime energjetike shprehen edhe banorët e kësaj pjese të qytetit.

KEDS-i vazhdon të investojë nëpër gjithë territorin e Kosovës. Investimet bëhen kryesisht në vendet ku kompania ka trashëguar rrjet të vjetër. Ky proces do të vazhdojë derisa rrjeti të ketë parametra standarde dhe pajisje moderne.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Kosova e Re (AKR), e cila drejtohet nga…