KEDS-i zvogëlon humbjet në 14.6 për qind

10 tetor 2023 | 14:56

KEDS-i mbetet kompani e përkushtuar që të luftojë dukurinë e keqshfrytëzimit, përkatësisht vjedhjes së energjisë elektrike.

Vetëm gjatë muajit shtator kompania ka bërë gati 10 mijë kontrolle, nga të cilat kanë rezultuar që 582 sish ishin duke e vjedhur energjinë elektrike.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të çdoditshme të KEDS-it, humbjet e energjisë elektrike në nëntëmujorin e sivjetmë kanë rënë në 14.6 për qind, një rënie për afro 1.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin 16.1 për qind.

“Kompania nuk do të ndalet me kaq. Ekipet e kontrollit në KEDS do të vazhdojnë të implementojnë kontrollet në tërë Kosovën në baza ditore me qëllim të zvogëlimit të mëtutjeshëm të humbjeve në rrjet. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Lusim të gjithë konsumatorët që të mos e keqshfrytëzojnë energjinë elektrike asnjëri nga ta dhe nëse e shohin ndonjë rast të dyshimtë ta lajmërojnë KEDS-in përmes numrit kontaktues: 0800 791 00, në rrjetet sociale të kompanisë apo direkt. Ne, i sigurojmë të gjithë që do t’ua ruajmë konfidencialitetin. Me sloganin ‘Rryma t’kushton më lirë’, KEDS-i bën thirrje që rryma të përdoret në mënyrë të ligjshme, sepse pasojat nga keqpërdorimi i saj janë më të mëdha se zgjedhja e të qenit konsumator i përgjegjshëm”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Epoka e Qëndrim Zybës te skuadra e Ballkanit duket se…