KEDS: Stuhia lë pa rrymë mbi 100 mijë konsumatorë

04 shkurt 2020 | 20:53

KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës.

Në një njoftim emergjent për qytetarët, KEDS thotë se për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike.

“Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë. Ekipet e KEDS’it janë në terren, madje kompania ka mobilizuar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsidetueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë”, thuhet në njoftim.

KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS’in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së thirrjeve 0800 791 00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në…