KEDS vendos rrjet të ri elektrik në Dujakë të Gjakovës

25 korrik 2018 | 13:37

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka vendosur një rrjet të ri elektrik në fshatin Dujakë të Komunës së Gjakovës. Nga ky investim, pritet që të përfitojnë 111 shtëpi të kësaj zone.

Në kuadër të këtij projekti janë vendosur 144 shtylla betoni për tension të ulët si dhe 20 shtylla betoni për tension të mesëm. Po ashtu, janë vendosur edhe mbi 4 mijë metra kabllo për shpërndarje të tensionit të ulët si dhe trafoja e re me fuqi 630 kVA.

Rrjeti i ri do të ndikojë dukshëm në përmirësimin dhe stabilizimin me furnizim kualitativ, rënien e humbjeve dhe tension stabil.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se KEDS ka punuar me intensitet të shtuar në Gjakovë dhe po punon në tërë Kosovë me qëllim rinovimin e rrjetit elektrik.

“Në Dujakë, sikurse në gjithë Kosovën KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetruar elektrik dhe investimi aty ka qenë domosdoshmëri dhe prioritet për ne. Aty janë vendosur 114 shtylla të betoni, trafo e re si dhe te gjitha materialet e tjera përcjellëse. Nga ky investim do të përfitojnë 111 shtëpi”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij edhe ky investim është në kuadër të planifikimeve të Master Planit të KEDS-it, i cili pararsheh që deri në vitin 2025  tërë vendi të ketë një rrjet modern elektrik, gjë që do të kërkojë rreth 300 milion euro investime.

Simon Kolaj, banor i Dujakës, thotë se një investim i tillë ka qenë i domosdoshëm.

“Gjithçka ka qenë e vjetruar te ne. Shtyllat janë vënë dhe kanë punuar shpejt, kabllo dhe krejt sistemi përcjellës ajror. Është domosdoshmëri kjo që është bërë. Presim edhe investime nëntokësore në të ardhmen, sipas nevojave tona”, thotë Kolaj.

Investimet e KEDS në rajonin e Gjakovës i ka mirëpritur edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini. Javë më parë, ai ka thënë se është i kënaqur me projektet investive të kësaj kompanie, që sipas tij, ruajnë balancin e nevojave të konsumatorëve në raportin qytet–fshat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carmelo Anthony do të jetë lojtari më i ri i…