KEDS: Zjarret po djegin edhe asetet elektroenergjetike

28 mars 2022 | 10:39

Gjatë vikendit në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve anekënd vendit. Ato zjarre kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës. Kjo situatë është e papranueshme, pasi përveç dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra konsumatorë.

Ekipet tona kanë qenë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla.

Apelojmë te të gjithë që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike…