Keita dhe Firmino mungojnë ndaj Barçës, Salahi në dyshim

06 maj 2019 | 11:21

Liverpooli do të jetë nikoqir i Barcelonës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në “Anfield” dhe vendësit synojnë të bëjnë befasi pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë jo vetëm për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por edhe për mungesat që “Reds” do t’i ketë. I pari që është i konfirmuar se do të mungojë është mesfushori Naby Keita. Një emër tjetër që do t’i mungojë klubit anglez është edhe sulmuesi brazilian Roberto Firmino, i cili ka pësuar lëndim në stërvitjet para ndeshjes ndaj Newcastles.

Droja e madhe e klubit anglez është mungesa e mundshme e yllit egjiptian Mohamed Salah, i cili është në dyshim për këtë ndeshje pas lëndimit të pësuar në ndeshje ndaj Newcastle, ku u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A e dini se ka ushqime që i konsumoni çdo…