KEK: Certifikatat e Qendrës së Trajnimit njihen edhe ndërkombëtarisht 

04 dhjetor 2018 | 16:31

Janë një grup  të  interesuarish prej 18 kandidatësh, të cilët po trajnohen në mënyrë që të marrin certifikata për saldues profesional.

Nehat Zekolli njëri prej tyre, deklaroi se trajnimi ia bëri të  mundur të mësoj shumë më mirë saldimin. Ai ka thënë se në Qendrën e Trajnimit mësohet edhe siguria në punë e cila është shumë e nevojshme për punën e salduesit.

Nga ana tjetër, Remzi Selimi specialist ndërkombëtar i saldimit, njëherësh trajnues i kandidatëve për saldim tregon rreth implementimit të programit si dhe përfitimet që mund ti kenë të interesuarit.

“Sipas rregullave këtu kandidatët i ushtrojmë se si përgatitet epruvetat e saldimit për gypa, dhe se kandidatët të cilët e donë këtë profesion (saldimin) e kanë mundësinë që të përfitojnë njohuri të reja dhe të përsosen edhe më shumë në aspektin e shkathtësive. Si rrjedhojë, edhe punën që do ta bëjnë në të ardhmen do ta bëjnë shumë  më shpejtë shumë më thjeshtë dhe shumë më saktë”, u shpreh Remzi Selimi

Sipas koordinatorit për menaxhimin e cilësisë, Skender Berisha, të gjithë ata kandidate që e kryejnë me sukses trajnimin, certifikatat e tyre do të njihen ndërkombëtarisht. “Pasi që kandidatët të aplikojnë ne së bashku me oden gjermane të Dortmundit fillojmë me procedura dhe pasi  të përgatiten kandidatët  vjen DVS-(Shoqata Gjermane për saldim dhe proceset e ndërlidhura) gjithnjë në bashkëpunim me odën e Dortmundit dhe bon certifikimin sipas standardit të DVS gjerman.  Sipas gjermanëve, kushtet në këtë qendër janë shumë të mira sepse i plotësojnë të gjitha standardet e kërkuara ndërkombëtare”, ka thënë Berisha, transmeton “TvDukagjini”..

Qendra trajnuese e KEK-ut me certifikata që njihen ndërkombëtarisht

Qendra trajnuese për saldues në Korporatën Energjetike të Kosovës, është mundësi për të gjithë që të punësohen. Kryerja e këtij trajnimi, do të njihet ndërkombëtarisht.

Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 27. November 2018

Zyrtarët e Qendrës Trajnuese e KEK-ut, i’u bëjnë thirrje edhe bizneseve që ushtrojnë punë me elektrikë, saldim,  mekanike, hidraulike, makineri të rënda etj.  për të sjellë punëtorët e tyre që të certifikohen në këtë Qendër sepse është e vetmja në rajon ku mund të kryhen këto trajnime.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri Robin Krasniqi dhe e fejuara e tij Heidi Lushtaku…