KEK-u rikthen në funksion njësinë ‘B-2’

01 shtator 2022 | 15:40

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se pas angazhimit të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të kësaj korporate ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese “B-2”, e cila tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h energji.

“Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h. Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdojë me përkushtim t’i përfundojë edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operojë me dy njësi të ‘TC-A’ dhe dy njësi të ‘TC-B’ me kapacitet prej rreth 800 MW/h”, ka njoftuar KEK-u

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka…