KEK-u thotë se nuk ka përgjegjësi për reduktimet e energjisë elektrike

23 nëntor 2018 | 14:55

Korporata Energjetike e Kosovës  (KEK) ka sqaruar se nuk ka asnjë përgjegjësi sa i përket furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike dhe reduktimeve që po ndodhin, pasi furnizues publik nga viti 2013, sipas licencës është KEDS/KESCO.

KEK-u ka njoftuar se nga viti 2013 përgjegjësinë ekskluzive ka vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe eksploatimit të thëngjillit, kurse për prishjen një njësinë A4 e TC “Kosovës A”, dhe remontet e planifikuara në njësinë B1 të “Kosovës B”.

“Kurse, furnizues publik (furnizues i shërbimit universale) nga viti 2013, sipas licencës është KEDS/KESCO. Ky operator ka përgjegjësi dhe obligim për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Ndërsa KOSTT është përgjigjes për balancimin e sistemit të energjisë elektrike. Prandaj, për reduktimet apo mungesën e energjisë elektrike të konsumatorëve duhet të japin llogari ata të cilët janë të licencuar dhe kanë këto obligime”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

Sipas obligimeve dhe rregullave të tregut, KEK-u me kohë, 24 orë me herët i ka njoftuar operatorët për këtë ndalesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…