Kelmendi: Në Kosovë të gjithë presin nga unë veç medalje të arta (video)

05 dhjetor 2018 | 10:37

Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka folur për rikthimin e saj pas një kohe të gjatë mungese për shkak të lëndimit. Kelmendi u kthye me sukses në fund të tetorit duke marrë të argjendtën në Grand Slamin e Abu Dhabit, ndërsa pak ditë më pas fitoi të artën në GrandPrix të Tashkentit.

Në një video të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Kelmendi ka thënë se mungesa për 14 muaj ishte shumë e vështirë për të. “I dua aq shumë luftën dhe ushtrimet. Përpiqesha të bëja gjëra të tjera për ta harruar, por nuk funksionoi shumë. As udhëtimet nuk ndihmuan shumë. As shopingu s’funksionoi. Asgjë nuk funksiononte”, ka thënë ajo.

Kelmendi ka treguar se kishte shprehur dëshirën të garonte në Botëror, por nuk ishte lejuar nga trajneri Driton Kuka. Duke folur për pritshmëritë në Kosovë, Kelmendi shtoi se të gjithë presin nga ajo vetëm medaljen e artë. “Ajo që nuk më pëlqen është se kur marr të argjendtën apo të bronztën, askush nuk më uron. Është xhudo, nganjëherë fiton apo humb, por kur nuk fitoj të artën, askush nuk më uron. Njerëzit janë mësuar ta fitoj të artën andaj kjo më bën pak presion”, ka thënë ajo në këtë video.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë padinë që…