Kelmendi: Një ndër objektivat e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i veprave penale kundër mjedisit

23 prill 2024 | 15:29

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në konferencën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), dhe Programit të Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian me temë “Ndërgjegjësimi për krimin mjedisor”.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Kelmendi ka theksuar angazhimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit në luftimin e të gjitha veprave penale kundër mjedisit, me ç’rast ka potencuar faktin se në secilën prokurori themelore janë të caktuar prokurorët koordinator për këto vepra penale.

Po ashtu,  Kelmendi, gjatë adresimit të tij ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndër-institucional për mbrojtjen e pyjeve, lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë ambasadorë dhe udhëheqës të misioneve diplomatike si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka shpallur 18 gjyqtarët që do të thirren për…