Kendall Jenner i lë shumë pak vend imagjinatës, zbulon të pasmet…

05 janar 2024 | 15:42

Kendall Jenner ka zbuluar figurën e saj të mrekullueshme, e veshur me një palë bikini të vogla, ndërkohë që gjendet me pushime në Barbados.

Ylli 28-vjeçar shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, duke zbuluar më shumë seç duhet.

Kendall ka publikuar disa fotografi provokuese e veshur me rrobat e banjos ndërkohë që gjendej në plazh, mbrëmjen e se enjtes.

Modelja e njohur ka festuar ardhjen e vitit të ri në Barbados, së bashku me miqtë e saj, Justin dhe Hailey Beiber.

Ish i dashuri i saj, Bad Bunny ka qenë gjithashtu në këtë udhëtim si edhe disa miq të përbashkët.

Një burim për “TMZ” ka deklaruar se dyshja nuk është rikthyer zyrtarisht së bashku por ata janë ritakuar sërish për shkak të miqësive të përbashkëta dhe nuk ka më asgjë romantike mes tyre.

DailyMail,com ka konfimuar gjithashtu se dyshja nuk janë bashkë pavarësisht se janë takuar me njëri-tjetrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka…