Kendrick Lamari rrëfen si u njoftua me dr. Dre

14 dhjetor 2017 | 10:42

 

Hip hop ylli Kendrick Lamar njihet si një nga talentet më të mëdhenj të hip hop skenës. Ylli i muzikës hip hop ka qenë i ftuar në emisionin “The Howard Stern Show”, ku ka folur për karrierën e vet dhe të rejat muzikore të tij.

Ai ka rikujtuar momentin kur është njoftuar me dr. Dre duke thënë se ishte moment befasues. “Isha në turne me vëllanë tim Jay Rock. Ne po hanim te Chillisi dhe mora një telefonatë ku e kuptova se Dre pëlqen muzikën time”, ka treguar Lamar.

Kendrick Lamar është i nominuar për shtatë çmime Grammy. Albumi i tij “Damn” konsiderohet prej prurjeve më të mira të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon t’i ngjisë me…