Këngëtarja e famshme në videoklipin e ri e gjitha e zhveshur zbulon mesazhin

14 janar 11:38

E gjitha e zhveshur në videoklip, këngëtarja e famshme zbulon

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka publikuar së fundmi videoklipin e saj më të fundit. Kënga mban titullin “In the morning” dhe Jlo shfaqet e zhveshur totalisht. Ajo mban vetëm një palë krahë engjëlli.

Në videoklipin e këngës së saj, Jennifer shfaqet edhe si një krijesë tjetër mitike, si një sirenë plot shkëlqim. Këngëtarja ka shpjeguar se në fakt pas këtij videoklipi fshihet një mesazh i fortë, pasi ka shumë simbolika brenda tij.

 “Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shpjeguar këngëtarja, pasi ka publikuar një pjesë të klipit në Instagram.

E gjitha e zhveshur në videoklip, këngëtarja e famshme zbulon

Jennifer ka treguar edhe se çfarë kuptimi kanë gjithë veshjet dhe lëvizjet e saj në videon e këngës.

“Kjo vajzë, bie brenda në dashuri dhe fundoset në ujë, kështu avash avash zhvillon një bisht sirene. Dhe pak nga pak ajo fillon të rrisë krahët e saj, për të qenë e aftë për t’u larguar nga ajo lidhje”, është shprehur artistja.

E gjitha e zhveshur në videoklip, këngëtarja e famshme zbulon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës ‪09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët…