Këngëtarja turke vdes pas 288 ditësh grevë urie

05 prill 2020 | 13:06

Helin Bolek, anëtarja e një grupi të muzikës popullore, ka ndërruar jetë në ditën e 288 të një greve urie në Turqi.

Këngëtarja dhe kolegët e saj kishin filluar grevën pasi ishin burgosur dhe kishin protestuar ndaj Qeverisë së Turqisë, thuhet në një postimi të grupit në “Twitter”, shkruan The Guardian.

Grupi “Yorum”, të njohur për këngët e tyre të protestës, kishin thënë se 28-vjeçarja kishte ndërruar jetë të premten në një shtëpi në Stamboll, aty ku ajo ishte duke e organizuar grevën e urisë.

Grupi është kryesisht i zhanrit popullor dhe në vitin 2016 u është ndaluar të performojnë, çka edhe autoritetet kanë burgosur disa prej anëtareve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar shtatë…