Këpuca e Artë e Kupës së Amerikës do të riemërohet në shenjë nderimi për Agueron

26 dhjetor 2021 | 12:46

Kupa e Amerikës (CONMEBOL) ka vendosur të nderojë ish-sulmuesin argjentinas, Sergio Aguero.

Aguero është pensionuar gjatë këtij muaji nga bota e futbollit, pas një problemi me zemrën (aritmi).

Karriera e tij e lavdishme ka përfunduar më herët sesa planifikohej, por emri i tij nuk do të mbetet pa nderimet e merituara.

Raportime nga “Manchesterevening” bëjnë të ditur se Kupa e Amerikës ka vendosur të riemërojë çmimin e Këpucës së Artë, përcjell lajmi.net. Krejt kjo do të bëhet në shenjë nderimi për Sergio Aguero.

Nga turneu i ardhshëm, lojtari me më së shumti gola në kompeticion do të fitojë trofeun “Sergio Aguero”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur shumë liga evropiane kanë mbyllur ndeshjet për vitin 2021,…