Kërcënimi rus se “Bosnja mund ta ketë fatin e Ukrainës”, reagon Ambasada e ShBA-së në Sarajevë

18 mars 2022 | 11:51

Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina mund të pësojë fatin e Ukrainës, nëse bashkohen me aleancën ushtarake të NATO -s.

Deklarata e fortë është dhënë të enjten, ku ambasadori i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov, ka thënë se vendi ishte i lirë të bënte zgjedhjen e tij në lidhje me NATO-n, por ka paralajmëruar se Kremlini do të “përgjigjej”.

“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është një çështje tjetër”, ka thënë ai për “FTV”.

Këto kërcënime, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

“Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar konferencën vjetore…