Kërcënohet bashkëshortja e ish shefit të Interpol-it

10 tetor 2018 | 11:42

Grejs Meng, bashkëshortja e ish shefit të Interpolit ka deklaruar për CNN se është e frikësuar për jetën e saj dhe të dy binjakëve, pasi i shoqi është ndaluar nga autoritetet kineze.

Ai u zhduk pa lënë gjurmë përpara disa ditësh në Pekin.

Gjatë një interviste në Lion të Francës, Grejs Meng ka thënë se ka marrë kërcënime nëpërmjet telefonit nga një i panjohur, kur bashkëshorti i saj rezultonte i zhdukur. Ajo ka deklaruar se ky person i kishte thënë se dy grupe do ta sulmonin atë.

Grejs Meng u përlot kur përmendi dy djemtë e saj 7 vjeçarë, duke treguar se nuk i kishte thënë asgjë për atë që po ndodh me të atin, Meng Hongwei. “Ndoshta ata e kuptojnë se diçka po ndodh. Kur më shohin të përlotur u them se jam sëmurë me grip”, ka deklaruar Meng.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marka e  telefonave  luksoz “Caviar”  ka lansuar modelet e reja…