Kërcënohet Capitoli, merret vendim për bllokimin e ndërtesës

18 janar 2021 | 17:14

Ndërtesa e Kongresit në ShBA është nën izolim pas raporteve për një kërcënim nga jashtë.

Njerëzit që morën pjesë në provën e ceremonisë së inaugurimit thuhet se u evakuuan nga ndërtesa pas njoftimit për një kërcënim të sigurisë, njofton “Theindependent”.

Evakuimi ka ardhur disa ditë pasi një turmë njerëzish pro Trumpit kanë sulmuar Capitolin, duke u përplasur me zyrtarët e sigurisë.

Trazira ka lënë të paktën pesë të vdekur. Raportet e tymit që ngriheshin nga prapa ndërtesës duket se vinin nga një zjarr afër në bllokun 100 të H St SE. Departamenti i zjarrfikësve DC, ka theksuar në një deklaratë se nuk kishte lëndime, duke shtuar: “Kjo tregon për tymin që shumë kanë parë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i…