Kërkesa e gruas për Messin: Lëri fëmijët të fitojnë

05 prill 2022 | 11:24

Lionel Messi e ka një jetë mjaft aktive dhe një agjendë shumë të ngjeshur. Por, sa herë të ketë kohë të lirë, ylli argjentinas ia kushton atë familjes.

34-vjeçari veproi njëjtë edhe së fundmi. Bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo i ka publikuar dy video në rrjetet sociale, ku shihet shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” duke luajtur me tre djemtë e tij në oborr të shtëpisë.

Messi u bë së bashku në ekip me njërin prej djemve, e dy të tjerë, kundërshtarë.

Në video shihet Messi duke shënuar, por gruaja e tij e ka një kërkesë për të: “Lëri fëmijët të fitojnë”, ka shkruar Antonela në “Instastory”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik si “Don…