Kërkohet nga qeveria t’i përkrahë gazetarët me nga 300 euro

01 prill 2020 | 12:54

Instituti i Medias i Kosovës ka mbajtur konferencë lidhur me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve e që është duke u konsideruar diskriminuese ndaj mediave private të Kosovës.

Kryetari i Bordit të Institutit të Medias, Fazli Veliu, ka thënë se është e padrejtë që në pakon emergjente të mos përfshihen edhe mediat.

“Udhëheqësit e këtyre institucioneve që shkojnë në punë i kërkojnë mediat dhe kur kemi nevojë ne për ta ata neve nuk na përkrahin, sepse kriza që po shkakton Covid-19 ka prekur edhe mediat”.

Veliu ka thënë se nëse qeveria nuk i përkrah mediat, atëherë rrezikohet mbyllja e 50 radiove dhe TV regjionale, raporton “EO”.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që t’i përkrah gazetarët me nga 300 euro për 3 muaj si dhe pronarët e mediave me nga 400 euro.

Ndërsa anëtari  i Bordit të Institutit të Medies, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se mediet duhet të lirohen nga taksa vjetore për sivjet. Ai ka thënë se mediat e huaja vijnë në Kosovë pa licencë dhe nuk paguajnë taksë.

Në anën tjetër, Agron Krasniqi,  nënkryetar i këtij bordi, ka thënë se kjo shumë nuk do ta ngarkonte shumë buxhetin e Kosovës.

“Nuk është shumë e madhe  që do të ngarkonte buxhetin e Kosovës sepse po bëhet  fjalë për 400 punëtorë. Ne jemi të interesuar të mbrojtja e medieve sepse janë jashtë fokusit të Qeverisë, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli spanjoll i Monacos, Cesc Fabregas ka emëruar francezin Arsene…