Fabregasi zgjedh Mourinhon dhe Wengerin para Guardiolës dhe Del Bosques

01 prill 2020 | 12:51

Ylli spanjoll i Monacos, Cesc Fabregas ka emëruar francezin Arsene Wenger dhe portugezin Jose Mourinho si dy menaxherët më të mirë me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij.

Mesfushori aktual i Monacos ka luajtur më parë për klube të mëdha si Arsenali,  Barcelona, Chelsea ku fitoi trofe me të tre klubet.

Në detyrën ndërkombëtare me Spanjën, Fabregas ngriti edhe Kupën e Botës në 2010, së bashku me trofetë në Euro 2008 dhe 2012.

Ky sukses ka pasur shumë lidhje me menaxherët e shkëlqyeshëm me të cilët ka punuar dhe spanjolli pranon se është bekuar në atë pjesë, ndërsa veçoi dy të preferuarit e tij.

“Unë kisha më të mirën në botë, kështu që nuk mund të ankohem”, ka thënë fillimisht Fabregas.

Por kur iu bë presion për të treguar emrat e dy trajnerëve të preferuar, spanjolli nuk hezitoi. “Wenger dhe Mourinho”.

Kjo përzgjedhje do të thotë që Fabregas ka lënë jashtë ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola dhe atë të Spanjës, Vicente del Bosque, me të cilin fitoi lavdinë e Kupës së Botës më 2010 dhe Euro 2012 dy vjet më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prnci Harry dhe Meghan Markle, zyrtarisht kanë dalë nga jeta…