Kërkohet përkushtim maksimal në punë nga drejtorët komunal të Mitrovicës

02 tetor 2018 | 14:12

Bordi i Drejtorëve të Komunës së Mitrovicës ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, e cila është drejtuar nga  nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka.

Në këtë mbledhje janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i bordit dhe drejtorive komunale.

Drejtori i Financave, Shukri Gashi, i ka njoftuar anëtarët e bordit lidhur me taksat komunale për plotësim dhe ndryshim të rregullores, me ç’rast ka kërkuar nga drejtorët të cilët janë pjesë e kësaj rregulloreje se propozimet e tyre lidhur me këtë rregullore t’i përfundojnë sa më parë dhe t’i dërgojnë në Drejtorinë  e Financave deri më 4 tetor, në mënyrë që të kalojë më tutje te Komiteti për Politikë dhe Financa dhe pastaj të procedohet për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Po ashtu, drejtori Gashi ka shpalosur edhe inaksimet e të hyrave vetanake për secilën nga drejtoritë dhe njëkohësisht u bëri thirrje drejtorëve që të japin përkushtimin maksimal përgjatë këtyre tre muajve në mënyrë që të arrijë përqindjen e duhur.

Edhe drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit, Asllan Isufi, ka njoftuar të pranishmit se është duke u bërë një punë e mirë në pastrimin e Liqenit Akumulues në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ai ka kërkuar që edhe grupet e tjera vullnetare t’i bashkëngjiten këtij aksioni në mënyrë që qyteti i Mitrovicës të shembull sa i përket pastërtisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jenny dhe Jonathan Minger mbetën të hutuar kur u kthyen…