Kompania e patundshmërive ‘Begu Real Estate’ hap zyrën e parë në Deçan

17 qershor 2026 | 16:41

Kompania e patundshmërive Begu Real Estate ka njoftuar hapjen e zyrës së saj të parë në Deçan, duke zgjeruar kështu shërbimet për qytetarët dhe investitorët e interesuar për tregun e pronave.

Përmes kësaj zyre, Begu Real Estate synon të ofrojë mbështetje profesionale për shitjen dhe blerjen e pronave, identifikimin e tokave për ndërtim dhe investim, si dhe konsulencë të specializuar në fushën e patundshmërive.

Nga kompania bëjnë të ditur se, me njohuri të thella të tregut lokal dhe përkushtim ndaj klientëve, synojnë të ofrojnë zgjidhje të sigurta dhe profesionale në çdo fazë të procesit të blerjes, shitjes apo investimit në prona.

Zyra e re e Begu Real Estate ndodhet te Udhëkryqi në Carrabreg të Deçanit dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve që kërkojnë mundësi për banim, investim apo zhvillim të projekteve të ndryshme.

Për më shumë informata vizitoni faqen e Begu Real Estate👇

https://www.facebook.com/share/1B5mwvdEfq/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas miratimit të…