Kësaj situate dinë t’i bëjnë ballë Kurti e Vitia

30 korrik 2020 | 21:50

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Mora fjalën në Kuvend për ta adresuar zërin e padëgjuar të mijëra pacientëve, qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Deputetët e pushtetit u përpoqën të bënin zhurmë e t’i rrihnin tavolinat. Ashtu që të mos dëgjohej që kjo qeveri po na dërgon në katastrofë humanitare dhe duhet të dorëhiqet sa më parë për shkak të papërgjegjësisë së shkaktuar”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Duhet të shkojmë në zgjedhje, t’i kthejmë ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate, si zotëri Kurti, Vitia e Bislimi. Askush nuk ua ka borxh këtë gjendje”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët e të riut nga Kamenica, i cili vdiq nga…