Këshilli Drejtues i UP-së miratoi Rregulloren për Komunikime

05 janar 2024 | 11:06

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e tij të fundit, miratoi Rregulloren për Komunikime.

Kjo rregullore e hartuar nga një grup pune i universitetit, synon të rregullojë format dhe mënyrat e komunikimit dhe të vendosë standarde për komunikimin e brendshëm në UP, si dhe për komunikimin e Universitetit me palët e treta.

Ajo paraqet parimet e komunikimit të brendshëm dhe të komunikimit me palë të tretë, rregullon çështje që lidhen format e komunikimit dhe modalitete të tjera, sa i takon komunikimit me studentë, komunikimit me mediat, mesazhet promovuese, qëndrimet e universitetit, etj.

Të gjitha këto i vijnë në ndihmë komunikimit më efikas dhe në të mirë të imazhit, funksionit dhe rolit publik, që ka Universiteti i Prishtinës.

Kjo është hera e parë që Universiteti ka një rregullore të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë me…