Këshilli i Evropës sot publikon raportin për Kosovën

19 tetor 2021 | 00:03

Komisioni Evropian (KE) sot e martë do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, si dhe raportet e vendeve, përfshirë edhe Kosovën.

Agjenda e prezantimit të paketës së zgjerimit të vitit 2021 si dhe raportet e vendeve:

Në orën 15.00 mbahet takimi i Parlamentit Evropian, ku do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë nga PE.

Në orën 17.15 do të mbahet konferencë për shtyp nga komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. Transmetimi i drejtpërdrejtë në ueb-faqen:  https://audiovisual.ec.europa.eu/en/ebs/both/20201006

Në orën 18.30-Dorëzimi zyrtar i raportit nga shefi i Zyrës së BE/PSBE, Tomas Szunyog, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti/konferencë e përbashkët për shtyp

Paketa e zgjerimit e vitit 2021 do të jetë në dispozicion në: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/index_en

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur i Johnny Depp, nesër do të mbërrijë…