Këshilli i Investitorëve Evropianë mbështet BQK-në për çmimet e sigurimeve

22 nëntor 2019 | 15:16

Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) mbështet veprimet e BQK-së për ruajtjen e stabilitetit financiar nga ana e tregut të sigurimeve duke potencuar se sektori i sigurimeve përbën një shtyllë shumë të rëndësishme të sistemit financiar, mirëqenies së qytetarëve si dhe zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu KIE mbështet edhe rritjen e tarifës pasi që ky veprim ka për qëllim mbështetjen e policëmbajtësit dhe zhvillim të qëndrueshëm të këtij sektori.

“Sektori i sigurimeve ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme duke mobilizuar kursimet e brendshme dhe gjithashtu mundëson zbutjen e humbjeve, stabilitetin financiar dhe promovon aktivitetet e tregtisë duke rezultuar në rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Në dokumentin vjetor të publikuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë “White Book” është potencuar se sektori financiar dhe në veçanti sektori i sigurimeve ka nevojë për mbështetje dhe zhvillim të mëtutjeshëm duke konsideruar se ky sektor në Republikën e Kosovës ende mbetet i pazhvilluar. Industria e Sigurimeve në Kosovë konsiderohet e pazhvilluar”, është theksuar në reagimin e KIE-s.

Sipas Këshillit të Investitorëve Evropianë, sektori i sigurimeve përfaqëson vetëm 3 për qind të sektorit financiar. “Për më tepër, dy tregues kryesorë tregojnë se Penetrimi (Primi i shkruar /BPVi vlerësuar të jetë 1.4 për qindi BPV-së, si dhe Dendësia 44 euro për frymë, këta dy tregues janë më të ulët në rajon, ndërkohë që mbeten larg nga mesatarja e BE-së. Për më shumë vlerësohet se ka një numër të lartë të automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara që marrin pjesë në mënyrë aktive në trafik. Kontraktimi i sigurimit të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta dhe regjistrimi i automjetit është i detyrueshëm me ligj”, thuhet në këtë reagim.

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbështetur fuqishëm të gjitha përpjekjet për ta rregulluar dhe zhvilluar sektorin financiar dhe sidomos atë të sigurimeve, pasi siç thuhet “ky sektor ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik drejtpërdrejtë por edhe në rritjen e investimeve të reja vendore dhe të huaja. Gjithashtu KIE mbështet edhe rritjen e tarifës pasi që ky veprim ka për qëllim mbështetjen e policëmbajtësit dhe zhvillim të qëndrueshëm të këtij sektori”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rinjtë e Kosovës duhet të mësojnë për sa më…