Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve thotë se sulmi ndaj Izraelit do të zhvillohet brenda disa orësh

14 prill 2024 | 00:02

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Adrienne Watson, thotë se “Presidenti Biden po përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë”.

“Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset gjatë disa orëve,” vazhdoi Watson.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të popullit të Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplanmbajtësja e Grupit për Sulm Dwight D. Eisenhower mbetet në…