Këshilli i SBAShK-ut diskuton për Kongresin Zgjedhor

10 shkurt 2018 | 12:47

Këshilli drejtues i SBAShK-ut mbajti takimin e rregullt ku u debatua për Kongresin Zgjedhor, që mbahet më 24 shkurt.

Me këtë rast kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj deklaroi se përgatitjet për kongresin e 7 kanë filluar me kohë.

“Duke parë që është një volum i madh i punëve kryesia ka marrë vendim që te formohen 4 komisione që të vlerësojnë punët. Unë jam shumë i sigurt se kongresi jonë do të jetë festiv, por gjithmonë në shërbim që neser të jetë më mirë se sot në SBAShK”, ka thënë Jasharaj.

Koordinator i komisioneve Ymer Imeri, tregoi ecurinë e programit që do të mbahet me 24 shkurt ditën kur do të mbahet Kongresi Zgjedhor.

“Do të jenë 16 mysafir ndërkombëtar nga shtete të ndryshme. E kemi bërë rezervimin e hoteleve, kemi bërë edhe agjenden e vizitave që kanë me u vizitu pas kongresit. Materialet, statuti dhe agjenda janë shumëzuar dhe janë dërguar në e-maile. Gjithësej kongresi do të ketë 161 delegatë. E kemi përpiluar edhe rregulloren”, shtoi Imeri.

Ndërkaq këshilli propozoi edhe emrat për kryetar të SBAShK-ut:

Rrahman Jashari

Bardh Bardhi

Ymer Imeri

Arta Rudi

(Ekonomia Online)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme u raportua që Isa Mustafa do…