Këshilltari Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia ta vazhdojnë dialogun

19 korrik 2019 | 10:24

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara.

Ai ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Bolton ka thënë se “është koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”.

“Ishte kënaqësi të pres ministrin Daçiq. U pajtuam se dialogu me Kosovës duhet të lëvizë përpara, pasi asnjëra palë nuk fiton nga status-quoja. Koha për të vepruar të dyja palët është tani”, ka shkruar Bolton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të konfirmimit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit…