Këshilltari i DASh-it të mërkurën vjen në Kosovë

08 janar 2023 | 10:07

Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet, do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë nga 8 deri më 13 janar.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se Chollet më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa vizitën do ta vazhdojë edhe në Prishtinë.

Sipas DASH-it, ai në Kosovë pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbië me njohjen reciproke në qendër.

Chollet më 12 janar do të shkojë në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë vajza në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën kundër papilloma…