Këshilltari i Donald Trumpit: Kosova dhe Serbia të arrijnë shpejt marrëveshje

15 dhjetor 2018 | 10:12

John Bolton, këshilltari për Siguri i presidentit amerikan Donald Trump, në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar, ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim Ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar. Si aleat të NATO’s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Europë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Bolton në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keylor Navas, mesa duket, i ka orët e numëruara në…