Këshilltari i jashtëm, Çitaku del në mbrojtje të Lushtakut pas incidentit në Skenderaj: Sami Kosova!
14 maj 2026
| 20:43
Këshilltari i jashtëm i Sami Lushtakut, Astrit Çitaku, i ka dalë në mbrojtje Lushtakut pas incidentit të raportuar në Skenderaj me Hysni Mehani.
Çitaku ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me mbishkrimin “Sami Kosova”, duke shprehur mbështetje për Lushtakun dhe duke reaguar në favor të tij pas ngjarjes së fundit.
Kujtojmë se, pas incidentit ka reaguar edhe vetë Sami Lushtaku i cili ka thënë se pushteti i Kurtit tentoi ta sulmonte.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan”, shkruan Lushtaku.





